KESCO ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE ka prezantuar aplikimin e bllok tarifave për konsumatorët familjarë.
KESCO është e përgatitur për implementimin e këtyre tarifave.
Për konsumin deri në 800 kWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kWh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje.





