- Reklama -

KESCO apelon për kursim të rrymës: Konsumi rekord dhe importi i lartë po rrisin sfidat në sistemin energjetik

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, duke njoftuar se vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të konsumit dhe me varësi të lartë nga importi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova po përballet me një situatë sfiduese në sektorin e energjisë elektrike, pasi kërkesa për konsum po arrin nivele rekorde pothuajse çdo ditë. Kjo rritje e ndjeshme dhe e vazhdueshme në konsum, rreth 43% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, po ndodh në një kohë kur kapacitetet vendore të prodhimit vazhdojnë të mbeten të kufizuara dhe të ulëta. Aktualisht, ndërsa konsumi arrin mbi 700 MË, furnizimi nga burimet vendore përbëhet nga rreth 315 MË nga termocentralet me qymyr dhe rreth 130 MË nga burimet e energjisë rinovueshme (BRRE), çka është dukshëm më pak sesa nevojat e përditshme për energji elektrike”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Sipas KESCO-s, një pjesë e madhe e energjisë që konsumohet në vend po mbulohet përmes importit, i cili po bëhet në kushte të vështira ekonomike për shkak të çmimeve të larta dhe të paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

“Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit po mbulohet përmes importit nga tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur çmimet janë të larta dhe të paqëndrueshme”.

Për të përballuar këtë situatë, KESCO u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin energjinë në mënyrë të kujdesshme, sidomos pajisjet që harxhojnë shumë rrymë gjatë orëve të pikut.

“Kjo situatë po krijon sfida shtesë për sistemin energjetik, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e kostove të operimit dhe menaxhimit të tij. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vetëdije në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e saj. Çdo kilovat i kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe në përballimin më të lehtë të kësaj periudhe sfiduese. Rekomandojmë që përdorimi i pajisjeve me konsum të lartë energjie – veçanërisht gjatë orëve të pikut – të bëhet me kujdes të shtuar dhe vetëm kur është e domosdoshme. Jemi në një situatë që kërkon veprim të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjithë, për të mirën e përbashkët dhe për të minimizuar ndikimin në të ardhmen”, thuhet mes të tjerash.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort