LAJME

Kërkohet të shtyhet për një vit vendimi i ZRRE-së për treg të lirë të rrymës

Kërkohet të shtyhet për një vit vendimi i ZRRE-së për treg të lirë të rrymës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2025, 14:53

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të shtyhet kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që konsumatorët me mbi 50 punëtorë ose që kanë një qarkullim mbi 10 milionë euro të dalin në një treg të hapur energjetik.

Kërkohet të shtyhet për një vit vendimi i ZRRE-së për treg të lirë të rrymës

Kërkohet të shtyhet për një vit vendimi i ZRRE-së për treg të lirë të rrymës

Në një diskutim të OEK me rreth 100 biznese dhe me zyrtarë të ZRrE-së, bizneset kanë kërkuar që vendimi i lartpërmendur të shtyhet për të paktën një vit, në mënyrë që “të marrin kohën e nevojshme për të filluar përgatitjet, në të kundërtën do të dëmtohen”.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna ka thënë se sipas të dhënave nga Administrata Tatimore, sipas këtij vendimi, në tregun e hapur duhet të dalin 1 mijë e 294 biznese, derisa 61 biznese kanë të punësuar më shumë se 50 punëtorë.

 

“Ishte një numër shumë i madh i bizneseve, afër 100 biznese më të mëdha dhe dominuan ato prodhuese. Është një shqetësim i bizneseve për vendimin e ZRrE-së, i cili kërkon që bizneset me mbi 50 punëtorë, ose mbi 10 milionë euro që kanë qarkullim, prej 1 qershorit të dalin në tregun e hapur”, theksoi Rafuna.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika