Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka folur lidhur me rastin e dyshimeve për helmim të më shumë se 1500 personave në Deçan duke thënë se akoma nuk mund të dilet me konkludime të qarta për këtë rast.
“Me marrjen e informatës për rastin në Deçan unë kam angazhuar dy prokurorë që janë marrë intensivisht me këtë çështje dhe kanë qenë në kontakte të drejtpërdrejta me të gjitha institucionet e tjera të cilat merren me ndriçimin dhe zbardhjen e këtij rasti. Jemi duke punuar intensivisht. Jemi duke u marrë kryesisht me dyshimet te faktori njeri i cili ka mundur ta shkaktojë këtë pasojë. Në këtë fazë nuk mund të dalim me konkludime të qarta, por besoj që për këtë çështje do të prononcohemi shumë shpejt”.





