Home VENDI Kërkohet që mësimi të fillojë më 27 shtator

Kërkohet që mësimi të fillojë më 27 shtator

0
Kërkohet që mësimi të fillojë më 27 shtator

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se janë të gatshëm të fillojnë procesin mësimor me 27 shtator.Ai ka thënë se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.
“Komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që fillimi i vitit të ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Kjo u konkludua në takimin e kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociscionit të Komunave të Kosovës. Çdo vendim për cilin skenario të zhvillimit të procesit mësimor do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit. Sfidë do të mbetet zëvedsësimi i mësimëdbënësve shtatëzëna dhe atyre me sëmundje kronike. Kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimëdhënësve në mënyrë që mos të humbet mësim”, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deeri më 26 shtator.Ende nuk dihet nëse MASHTI dhe Ministria e Shëndetësisë do të vendosin për fillimin e vitit të ri shkollor më 27 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here