Home LAJME Kërkohet paraburgim për prokurorin e pezulluar në Prizren, akuzohet për marrje ryshfeti

Kërkohet paraburgim për prokurorin e pezulluar në Prizren, akuzohet për marrje ryshfeti

0
Kërkohet paraburgim për prokurorin e pezulluar në Prizren, akuzohet për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Beqë Shalës, prokurorit tashmë të pezulluar nga detyra.

Ndaj Shalës po zhvillohen hetime për dyshime të bazuara për marrje ryshfeti.

Shala, i cili ndodhet në ndalim policor, të martën është pezulluar përkohësisht nga detyra, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në arsyetimin e vendimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se vendimi i pezullimit të Shalës u mor unanimisht dhe vlen deri në përfundimin e procedurës penale ndaj tij që është në zhvillim e sipër.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, u arrestua nën dyshimin se ka marrë ryshfet.

Sipas njoftimit nga Sistemi Prokurorial i Kosovës, Shala u arrestua në vendin e punës./KOHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here