LAJME

Kërkohet ndëshkim maksimal për vrasësit e Marigona Osmanit, organizohet protestë për të premten

Kërkohet ndëshkim maksimal për vrasësit e Marigona Osmanit, organizohet protestë për të premten
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Gusht 2023, 14:52

Kolektivi për mendim dhe veprim feminist po bën thirrje për protestë, në seancën përfundimtare për rastin e vrasjes makabre të Marigona Osmanit, akt të cilin e kreu i dashuri i saj, Dardan Krivaqa, i shoqëruar nga shoku i tij, Arbër Sejdiu.

Me këtë veprim synohet që të sigurohet drejtësia duke i dhënë të akuzuarve ndëshkimin maksimal.

‘’Për t’u siguruar që kërkesa jonë për drejtësi të jehojë edhe të premten para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ne mblidhemi nga ora 10:30 para dyerve të Gjykatës për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit’’.

Vrasja e Marigona Osmanit ndodhi në gusht të vitit 2021, ndërsa aktgjykimi ndaj dorasve, do të shpallet më 4 gusht.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika