Miratimi i Projektligjit për financimin e partive politike u konsiderua i nevojshëm për të vendosur kontroll dhe transparencë në partitë politike në Kosovë.
Megjithatë, në tryezën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ngritën dilema për nevojën e krijimit të një zyre për financimin e partive politike, paralel me KQZ-në.
Hulumtuesi i lartë në GLPS, Naser Shamolli, tha se në projektligjin e ri janë të përfshira mënyrat e donacioneve dhe parandalimi i dhënies së të hollave mbi 50 euro kesh tek partitë politike.





