- Reklama -

Kërkohet dorëheqja e ministrit Sveçla pas rastit në Lipjan, ai hesht

“Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqje dhe mendoj që unë personalisht duhet t’i dëgjoj dmth, pak më herët Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarin Shpend Ahmeti e kam njoftuar lidhur me dorëheqjen time, për shkak se mendoj se siç kemi vendos standarde të reja të qeverisjes është e nevojshme të vendosim edhe standarde të reja të udhëheqjes së kësaj shoqërie”, kishte deklaruar Xhelal Sveçla më 2016.

9 vjet më parë, në vitin 2016, siç po shpjegonte Xhelal Sveçla në këtë intervistë në Interaktiv, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të inspektoratit në Prishtinë, pas vdekjes së dy fëmijëve në një gropë të hapur në lagjen Kolovica të Prishtinës.

- Reklama -

Sot, Sveçla mban një pozitë më të lartë, atë të ministrit të punëve të Brendshme, ndonëse vetëm në detyrë.

Por, standardin për të cilin fliste vite më parë, nuk duket se do ta praktikojë këtë herë, në kohën kur Policia e Kosovës është përfshirë në ngjarje të ndryshme nga dhuna e deri në dyshim për vrasje nga pakujdesia.

Pas rastit të ndodhur në Lipjan, ku një 27 vjeçar dyshohet se vdiq në duart e zyrtarëve policor, tashmë po kërkohet dorëheqja e Sveçlës.

Deputet të PDK-së, e LDK-së tek thanë se çdo rrethanë rreth rastit duhet të zbardhet, kërkuan përgjegjësi politike.

“Fatkeqësisht brutaliteti i shpërfaqur nga ana e forcave policore jo vetëm rasti i fundit në Lipjan, kemi pasur edhe disa raste tjera janë rezultat i neglizhimit që i është bërë institucioneve më të rëndësishme që kemi ndërtuar në Kosovën e pasluftës, në policinë e Kosovës. Ne kërkojmë hetim të detajuar për rastin në fjal por edhe përgjegjësi politike”, deklaroi Vlora Çitaku – Deputete e PDK-së.

“Ka pasur dorëheqje edhe më herët e mbaj mend ministri i Brendshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndoshta i vetmi mninistër që ka dhënë dorëheqje Fatmir Rexhepi, dy vdekje në shesh kështu në këtë kuptim duhet me pas përgjegjësi politike, por duhet të i japim të drejtën institucioneve tona”, deklaroi Krenar Xhaferi – Deputet i LDK-së.

Në vitin 2022, dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, kishte dhënë Samedin Mehemeti, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Ndërkohë, një dorëheqje politike tjetër e rrallë për shkaqe morale ishte ajo e Fatmir Rexhepit nga pozita e ministrit të brendshëm në vitin 2007 pas vrasjes së dy personave nga policia e UNMIK-ut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort