- Reklama -

Kërkohet 30 ditë paraburgim për përgjegjësit e kompanisë ku vdiqën dy punëtorë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë të martën ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka kërkuar nga Gjykata të caktojë 30 ditë paraburgim për XH.P. dhe A.M., dy personat përgjegjës të dy kompanive që po merreshin me ndërtimin e një banese ku dy punëtorë vdiqën pasi ranë nga 9 metra në lartësi nga toka të hënën (dje).

Të dy dyshohen se kanë vepruar në kundërshtim me rregullat mbi masat për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Prokuroria i akuzon për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

- Reklama -

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Xh.P. dhe A.M., persona përgjegjës të personave juridikë – NTSH “Sh….” Sh.P.K. dhe  NTSH “Sh…..” më datë 21.07.2025 rreth orës 08:16 min, në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, saktësisht në vendpunishten e përkohshme të subjektit afarist “NTSH Sh……” në cilësi të punëdhënësit –investitorit i cili është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe duke mos vepruar në pajtim me rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës nga pakujdesia shkakton vdekjen e  punëtoreve këtu  të viktimave H.J., dhe D.B.”..

“…në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me Ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk i zbaton masat parandaluese për shmangien e rreziqeve ngase viktimat derisa ishin  duke punuar në ndërtimin e objektit banesor përkatësisht kishin qenë në shkelësen e dërrasës së montuar jashtë kushteve teknike duke bërë demolimin e dërrasave të jashtme të betonit për një moment dërrasa shkelëse thyhet dhe të njëjtit bien nga kati i tretë, në lartësinë nga toka prej nëntë (9)metra, të cilët gjatë punës nuk kishin jelek dhe helmeta mbrojtëse  e as nuk kishte të vendosur litarin për siguri, si dhe vendi nga ku kanë rënë viktimat nuk kishte skele të vendosura e as parmak mbrojtës që nuk do të lejonte që punëtorët të bie në tokë, me ç’ rast si pasojë e rrëzimit në vendin e punës dhe lëndimeve të marra të dy kanë humbur jetën të konstatuar sikurse në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal në Gjakovë të datës 21.07.2025”, thuhet në njoftim të Prokurorisë./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort