• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Kërkohen ndëshkime financiare për deputetët që nuk votojnë kur janë në seancë

tvprizreni by tvprizreni
December 5, 2020
in LAJME, VENDI
0
Kuvendi sot diskuton për fshehjen e së vërtetës nga Serbia për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë
0
SHARES
50
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës këtë legjislaturë po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të kuorumit për votimin e ligjeve dhe rezolutave të shumta.Mosmarrja pjesë në votim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është shndërruar në praktikë për këtë legjislaturë, e që ka ndikuar të grumbullohen pika të rendit të ditës që nga muaji gusht.

Organizatat që bëjnë monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, deklarojnë se rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës duhet të përfshijë ndëshkime financiare dhe ndëshkime të tjera për deputetët të cilët ani pse janë në sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim duke e prishur kështu kuorumin.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pagë bazë kanë një mijë e 547 euro, pa llogaritur këtu mëditjet që ata marrin për pjesëmarrje në seanca dhe në komisione parlamentare, që duke përfshirë këto paga e tyre arrin deri në dy mijë euro.Rregullorja aktuale e punës së Kuvendit të Kosovës nuk parasheh ndëshkime për deputetët që nuk marrin pjesë në votim gjatë një seance.E një gjë të tillë po e kërkon Artan Demhasaj nga organizata Çohu.

Ai thotë se rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës duhet të parasheh sanksione për deputetët që nuk marrin pjesë në votim.
“Mendoj që po në rishikim të rregullores së Kuvendit duhet me u parapa kjo dhe duhet të sanksionohet kjo çështje për shkak se deputetët të marrin mandat nga qytetarët për ta përfaqësuar zërin e tyre, qoftë nëpër komisione apo edhe në seancat plenare të Kuvendit, qoftë me votën pro apo kundër në çka do që diskutohet aty dhe çka do që votohet.

Nuk e konsideroj që është e drejtë fakti që deputetët fillimisht bëhen pjesë e komisioneve, nënshkruhen në listat që janë aty dhe pastaj përmes atij nënshkrimi e marrin edhe mëditjen meqë kanë qenë pjesë e mbledhjes së komisionit apo edhe seancës plenare dhe në momentin kur diskutohet një pikë e rendit të ditës për të cilën ata nuk pajtohen, ata automatikisht largohen dhe e prishin kuorumin e mbledhjes, qoftë komision apo në séance, në Kuvend.

Pra, në momentin kur e nënshkruan listën dhe bëhesh pjesë e asaj mbledhje, mendoj që nuk ish dashtë me pas mundësi që më tutje pastaj në mes të mbledhjes t’i me dalë dhe me e prish kuorumin. Kjo mendoj që ish dashtë me u sanksionua me rregulloren e re të Kuvendit”, thotë ai.Të njëjtën kërkesë që rregullorja e re e Kuvendit të përfshijë sanksione financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në votim e ka edhe Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës.Nëse do të kishte një dispozitë të tillë brenda rregullores së Kuvendit, Haxhiu thotë se do të ndikonte në zhbllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që ta përfshijë një mekanizëm sanksionues financiar i cili do t’i sanksiononte deputetët të cilët nuk marrin pjesë në votim e para dhe e dyta nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës sa zhvillohen punimet plenare. Kjo nuk është një praktikë e re, sepse ka shumë parlamente edhe në vendet e Evropës po edhe në vendet e rajonit që e kanë një mekanizëm të tillë, si për shembull Kuvendi i Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë e kanë të integruar brenda rregullores së punës.

Kjo në fakt ka qenë edhe një propozim dhe një përpjekje e legjislaturave të kaluara sidomos të pestës dhe të gjashtës kur është hartuar një rregullore e re, ndonëse ka dështuar për t’u miratuar. Mirëpo, ka pasur një përpjekje që të vendoset një mekanizëm i tillë që në një farë forme do ta rriste përgjegjësinë e deputetëve karshi detyrave që i kanë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kjo të vendoset tash sa është koha duke u shqyrtuar rregullorja aktuale dhe është një farë mundësie që deri diku

Free Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
free download udemy course
download lava firmware
Download Premium WordPress Themes Free
udemy course download free
Previous Post

Për 24 orë u dënuan 772 persona për mos respektim të masave anti-Covid

Next Post

Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid

Next Post
Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid

Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

June 3, 2023
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

June 3, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.