Një 55-vjeçar serb është ndaluar në Morinë, pasi dyshohet se tentoi të futej në Shqipëri, përderisa ishte në kërkim nga autoritet gjermane.
Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari G.S., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.





