Me të marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Pranvera Zejnullahu Raci, ka kërkuar nga stafi shëndetësor që kërkesat për pushimet vjetore t’i bëjnë 3-6 muaj më herët.
Por, një kërkesë e tillë po kundërshtohet ashpër nga drejtuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas të cilëve e njëjta është e kundërligjshme.
Lajme
Kërkesat për pushim vjetor 3-6 muaj më herët, shpërthejnë pakënaqësitë te stafi shëndetësor
Me të marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Pranvera Zejnullahu Raci, ka kërkuar nga stafi shëndetësor që kërkesat për pushimet vjetore t’i bëjnë 3-6 muaj më herët.
Por, një kërkesë e tillë po kundërshtohet ashpër nga drejtuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas të cilëve e njëjta është e kundërligjshme.
Nga SHKSKUK thonë se kërkesa ka të bëj vetëm me planifikimin më të mirë të pushimit për stafin shëndetësor.
“SHSKUK ju konfirmon se me qëllim të organizimit më të mirë të punës, menaxhmenti ka lëshuar disa urdhëresa për Klinika dhe Spitalet e përgjithshme. Pra, duke pasur parasysh specifikat e veçanta të punës në shëndetësi, qëllimi është të bëhet planifikimi me kohë dhe mos të shkojnë në pushim përnjëherë të gjithë punëtorët”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për Front Online.
Mirëpo nga Oda e Mjekëve nuk po pajtohen me këtë arsyetim të SHSKUK-së.
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, thotë për Front Online se nëse bëhet fjalë për caktimin e pushimit, atëherë sipas tyre është jolegjitime.
“Ajo është pritë në mënyrë shumë të çuditshme, pasi që së pari ajo është e kundërligjshme. Nëse flasim për planifikim, por për caktimin e pushimit 3 muaj deri në 6 muaj është kundër ligjor. Ligji i punës këto i rregullon, prandaj këto duhet të respektohen, dhe të referohen vendimet duke u bazuar në Ligjin e Punës. Drejtorët e klinikave janë të informuar për pakënaqësitë dhe ata i kanë shprehë këto pakënaqësi në nivelet më të larta. Nuk mundemi me qenë të kënaqur, kur është antiligjore”, deklaroi ai.