Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të enjten ka njoftuar se ka vendosur ta zgjasë afatin deri më 23 gusht për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.
Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme, afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë do të përfundonte më 9 gusht. Por për shkak të “kërkesave të shumta të qytetarëve” si dhe “kërkesën për zgjatje të afatit” nga Policia, Sveçla ka thënë se ka pasur konsideratë.
“Pas 23 gushtit, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.





