LAJME

Kërkesa e SHBA-së dhe BE-së që drafti për Asosacionin të dërgohet në kushtetuese, flet deputeti Driton Selmanaj

Kërkesa e SHBA-së dhe BE-së që drafti për Asosacionin të dërgohet në kushtetuese, flet deputeti Driton Selmanaj
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2024, 16:00

SHBA-të dhe BE-ja, kanë kërkuar që drafti i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje, ka folur deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili thotë se qeveria e Kosovës duhet të jetë më e qartë se cili është qëndrimi i saj për për këtë çështje.

Pa qartësim të pozicionimit të qeverisë, ky draft nuk mund të procedohet në Gjykatën Kushtetuese, thotë ai. Ai më pas kritikon kryeministrin, Albin Kurti, se e ka ngatërruar tërësisht procesin e dialogut, duke mos patur koordinim me partnerët e dëshmuar të Kosovës.

Deputeti Selmanaj, tha se për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të kryeministrit, Kurti, ne po i vuajmë pasojat si shtet, dhe se pa aleatë, Kosova nuk mund të lëviz në konsolidimin e shtetësisë së saj.

Ndryshe, për çështjen e draftit është prononcuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është shprehur se draft-statuti euro-atlantik i asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës është i paqartë në disa pika.

Osmani ka thënë se këto paqartësi duhet të sqarohen dhe të zbardhen para se draft-statuti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
_____________________

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika