Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (European Network of Transmission System Operators for Electricity; ENTSO-E) ka paralajmëruar se kërkesa e lartë për energji elektrike në Kosovë mund të rrezikojë furnizimin me energji elektrike të Evropës pasi Kosovës i mungon energjia në një masë që nuk është planifikuar në tregje.
“ENTSO-E për Evropën Kontinentale i kërkon operatorit kosovar të shpërndarjes së energjisë elektrike KOSTT që të ruajë ekuilibrin në sistemin e tij kombëtar të energjisë elektrike, që është një detyrim themelor kontraktual për operatorët e tjerë të sistemit të transmetimit në Evropën kontinentale”, thuhet në e-mailin e ENTSO-E, ka raportuar Reuters.
Siç transmeton televizioni kroat HRT, situata në Kosovë është veçanërisht dramatike për shkak të niveleve të ulëta të prodhimit vendor, prishjeve teknike dhe motit të ftohtë, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e prodhimit në termocentrale dhe ka detyruar autoritetet e Prishtinës të importojnë më shumë energji elektrike se zakonisht, transmeton Telegrafi.





