Klinika e Pediatrisë vazhdon të jetë e stërngarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim.
E kjo po ndodh edhe për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve me simptoma të gripit sezonal.
Numri i fëmijëve që po trajtohen në këtë klinikë është 140.

Klinika e Pediatrisë vazhdon të jetë e stërngarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim.
E kjo po ndodh edhe për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve me simptoma të gripit sezonal.
Numri i fëmijëve që po trajtohen në këtë klinikë është 140.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci.
Ajo tha se ka shumë raste që kanë dalë pozitive me gripin sezonal.
“Klinika e Pediatrisë momentalisht është e mbushur komplet me raste, me raste me patologji të ndryshme, problematikë më së shumti qëndron me sëmundje respiratore që janë aktuale në këtë kohën e virozëve të shumta që i kemi, e sidomos aktuale është virusi i infulencës A që i kemi disa raste që na kanë dalë pozitive, kështu që kemi një mbingarkesë klinike me këto raste”, tha ajo për Front Online.
Grajçevci tha se brenda ditës prej 15 fëmijëve që pranohen në klinikë, 50% e rasteve dalin me grip sezonal.
E kjo ka bërë që fëmijët ta ndajnë një shtrat të përbashkët për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të klinikës.
“Kështu që nganjëherë paraqitet mundësia edhe me nga dy fëmijë në një shtrat, për shkak të kapaciteteve, numrit më të madh të rasteve që lajmërohen për hospitalizim kështu që brenda një kohe shumë të shkurtër mund të vijojë deri tek lëshimi i disa rasteve edhe njëkohësisht edhe rregullimi i fëmijëve me nga një shtrat. Prej 15 fëmijëve që i marrim brenda ditës, ndonjëherë i marrim 5, ndonjëherë 10 brenda 24 orëve mundem me thënë që 50% dalin pozitive”, deklaroi ajo për Front Online.
Për ta parandaluar këtë grip, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë në QKMF-të e Kosovës rreth 140 mijë vaksina./FrontOnline
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



