LAJME

Kërcënoi një prokuror përmes rrjeteve sociale, i dyshuari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Kërcënoi një prokuror përmes rrjeteve sociale, i dyshuari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2024, 09:19

Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

I njëjti u arrestua nën dyshimin se ka kanosur një viktimë, përkatësisht një prokuror të shtetit, përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i cili u arrestua pas një hetimi të zhvilluar, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore kundër tij. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika