Një rast i kërcënimit me armë të zjarrit ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku viktimë është një 20 vjeçar.
Rasti është denoncuar në Polici në orët e pasdites dhe dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Isuf Demiri”.
I riu u përballë me një person, të veshur në të zeza, e me armë në duar, posa doli nga shtëpia e tij. Në mes të rrugës, i dyshuari ia ka drejtuar armën e zjarrit viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.





