• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, April 2, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Kërcënohet gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës

tvprizreni by tvprizreni
November 3, 2022
in LAJME
0
Kërcënohet gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës
0
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese mes shumë atyre pozitive që ka marrë gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë, Kaltrinë Zeneli. Por ajo nuk e ka mendjen te kërcënimet.

Zeneli në emisionin “SOT” të KTV-së ka treguar se brenga e saj është që nuk ka asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me personin që ia ka dërguar videon.

“ ‘Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.

“Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi Zeneli.

Megjithatë, aktorja tregoi se ka marrë edhe shumë komente pozitive, mes të tjerash siç thotë ajo, njerëz që janë të gatshëm të japin jetën për të.

Zeneli ka thënë se ishte në prova për një shfaqje kur pranoi videon e dhunës në rrjetet sociale.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja Zeneli.

Zeneli e kishte postuar në profilin e saj në Facebook videon kur një punonjëse ushtron dhunë fizike ndaj të moshuarës në një shtëpi private të pleqve në Pejë. Videoja nxiti reagim të madh të opinionit publik. U arrestuan menjëherë tre persona në lidhje me rastin.

Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
online free course
download redmi firmware
Download WordPress Themes Free
lynda course free download
Previous Post

Hakerat publikojnë emrat e drejtuesve të Shërbimit Informativ të Shqipërisë

Next Post

Scholz: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet

Next Post
Scholz: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet

Scholz: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të përshpejtohet

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
FSK-ja realizon garën “Forca 2022”

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

April 1, 2023
Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

April 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.