Që nga mëngjesi, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë ndaluar automjetet që hyjnë në zonën ku ndodhet Qendra Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe po i kontrollojnë të gjitha veturat, pas një informacioni se një sulm do të kryhej në një nga spitalet në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se në Kosovë, se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.





