Këngëtari prizrenas, Mili Sallauka ,ka sjellë baladën e tij të re që mbanë titullin “Ende të ndiej”. Edhe pse kjo këngë është realizuar në kohë dhe rrethana të pandemisë, këngëtari më në fund ka publikuar videoklipin e këtij projekti të ri.
Sallauka ka përzgjedhur realizimin e videoklipit një një ambient të veçantë artistik në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Këngëtari ia ka përshtatur veshjen ambientit dhe ritmit të këngës duke i dhënë klipit edhe më shumë karakter klasik” Ende të ndiej” dhe brenda 24 orëve ka marrë rreth 8 -mijë shikime në You tube .





