Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka zhvilluar intervistë me kampionen olimpike dhe tashmë trajneren Majlinda Kelmendi.
Kelmendi ka përshkruar në këtë intervistë të gjitha vështirësitë që është përballur në karrierën e saj të bujshme.
Pra, pyetja është, a u bë kampione olimpike për shkak të karakterit apo u bë duke fituar medaljen e artë olimpike?
“Mendoj se u bëra kampion olimpik për shkak të karakterit tim. Tingëllon e çmendur dhe ndoshta edhe budallaqe, por që në moshën 12-vjeçare e dija se do të isha më e mira në botë. Në atë kohë Kosova nuk ishte as shtet. Gjithmonë kam punuar shumë shumë dhe edhe kur isha 15 vjeç, si kadete, luftoja me seniorët”, u shpreh fillimisht Kelmendi.
Ajo tregoi se nga e merrte motivimin, transmeton Klankosova.tv.
“Në vitin 2009 u bëra kampione e botës për të rinj dhe kampione e Evropës për juniorë. Evropiani në Armeni ishte hera ime e parë që luftoja për Kosovën si shtet dhe që atëherë i thashë vetes ‘Unë jam më e mira në botë’, thjesht duhej ta tregoja. U deshën katër vite të tjera për të marrë medaljen tek seniorët, por në kokën time isha më e mira”.
“Në vitin 2013, në Rio Ëorlds, u bëra kampione e botës për senior dhe më pas qëllimi im vazhdoi dhe nuk ishte thjesht të isha atletja më e mirë -52 kg, por të isha gruaja më e mirë në botë nga çdo kategori. E dija që stërvitesha si e çmendur dhe ndoshta më shumë se kushdo tjetër”.
Kelmendi potencoi se në vitin 2015 rrezikonte të paralizohej, për shkak të një lëndimi.
“Fitova Botërorin dhe Evropianin dhe gjithçka tjetër, por në vitin 2015 pata një hernie diskale në qafë dhe mjeku më tha se duhet të ndaloja ose do të paralizohesha. Krahu i majtë tashmë ishte bllokuar dhe kështu më duhej të vendosja, të ndaloj ose të vazhdoj dhe të rrezikoj gjithçka”.
“Zgjodha të vazhdoj edhe nëse mund të ketë pasoja katastrofike; Më duhej të vazhdoja. Fizikisht isha në një vend të keq, por mendërisht isha ende aq e fortë. Me krahun tim të majtë as 50% e dija që kisha krahun tjetër dhe e dija se medalja e artë olimpike ishte aty për ta marrë atë”.
“Në Lojërat Olimpike në Tokio isha në një formë kaq të mirë fizike, por aspak mendërisht, gjërat ishin krejtësisht të kundërta nga cikli i mëparshëm. Me gjendjen time në 2016 e dija se mund të bëhesha kampione olimpike edhe vetëm me krahun tim të djathtë!”.
Ajo ka thënë se në mendjen e saj ishte vazhdimisht mentaliteti fitues.
“Që fëmijë kam pasur një mentalitet fitues. Mendoja se nëse nuk mund t’i gjuaj do t’i godas ose do t’i mbaj në mënyrë figurative. Edhe trajneri im më ka ndihmuar të jem e tillë. Më ka ndihmuar të besoj në aftësinë time. qysh kur isha e vogel. Isha 8 vjec kur fillova xhudon ne Peje. Mendoj se një trajner mund të të bëjë fitues ne kokën tënde ose të lënë te ngecje; ata janë shumë te rëndësishëm për mentalitetin e një sportisti. për mua ishte gjëja më e rëndësishme”.