Biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka kërkuar marrëveshje mes Serbisë e Kosovës me shkëmbim të territoreve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kelmendi ka thënë se kështu Kosova largohet nga shantazhi dhe destabilizimi.
Poashtu, Kelmendi tha se më e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve.
“Kosova pa pjesën veriore dhe me pjesën e Kosovës Lindore. Se pari largohemi nga shantazhet, destabilizimi (nuk do ta paguajnë rrymën kurrë, nuk do punojnë asnjëherë për Kosovën dhe pagat e tyre). Së dyti, çdo pakënaqësi e emituar në Kosovë i shtyp dhe dëbon shqiptarët në Kosovën Lindore. Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (Për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar ai.