Ramiz Kelmendi, pronar i Elkosit, kompanisë objekti i së cilës u përfshi nga zjarri në Pejë, është deklaruar në lidhje me incidentin.
Kelmendi: Askush s’ka qenë brenda, kur depoja u përfshi nga zjarri – dëmet janë të konsiderueshme

Ai në një prononcim për Klankosova.tv, ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.
“Zjarri e ka përfshirë depon e Elkosit sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtorë nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

