• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home ROZË

Kelmendët synojnë majat e Eurovisionit

tvprizreni by tvprizreni
May 12, 2023
in ROZË
0
Kelmendët synojnë majat e Eurovisionit
0
SHARES
63
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi, e cila denjësisht po përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, të enjten mbrëma u ngjit në skenën e Liverpulit.

Ajo së bashku me Familjen Kelmendi elektrizuan sallën e “M&S Bank Arena” dhe kështu siguroi e para votat e audiencës për ta çuar vendin që përfaqëson në finalen e madhe të kësaj gare evropiane.

Me të nisur kënga “Duje”, e gjithë skena e këndimit u shndërrua në kuq e zi – ngjyra këto që përkonin me flamurin kombëtar.

Për paraqitjen më të rëndësishme në karrierën e saj deri më tani, Albina ishte përkujdesur që të vishet me një kostum të zi e të dekoruar me copëza metali që në tërësi dukej si ato veshjet tradicionale të nuseve shqiptare, por njëkohësisht ngjasonte edhe me heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Madje në një çast kur kënga u bë edhe më ritmike, Albina & Familja Kelmendi i nxorën pecetat dhe filluan të vallëzojnë (pjesërisht) valle kombëtare – kështu duke e vulosur identitetin e tyre.

Pas kualifikimit, ajo ka bërë një prononcim për media, ku ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër që kanë një nënë Shqipërinë e Madhe.

“Ne jemi të një gjaku, të të njëjtit nacionalitet. Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Albina.

Shtetet tjera që arritën të kualifikohen në natën e dytë gjysmëfinale janë edhe Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

Ndërkaq, në natën e parë gjysmëfinale, për finalen e së shtunës u kualifikuan Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.

Tani këto 20 shtete, plus gjashtë të tjera, në mesin e tyre fituesi i vitit të kaluar që është Ukraina, por edhe “pesëshja e madhe”, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia, do të garojnë të shtunën mbrëma për finalen e madhe të Eurovision 2023, me ç’rast juria dhe publiku do të vendosin për fituesin.

Kujtojmë se nga viti 2004, kur Shqipëria u paraqit për herë të parë në këtë garë, asnjëherë arriti ta fitojë atë. Pozita më e lartë e arritur është vendi i 5-të në vitin 2012 me këngëtaren Rona Nishliu.

Tani Albina & Familja Kelmendi shpresojnë se do ta shkruajnë historinë duke u renditur më së larti në Eurovision.

Kush është Albina Kelmendi?

E lindur në Pejë më 27 janar të vitit 1998, qysh në moshë të re ajo nisi të merrej me muzikë dhe shkrim të teksteve.

Kelmendi mori famë në moshën 16-vjeçare në finalen e “The Voice of Albania”, kur të katër gjyqtarët pëlqyen paraqitjen e saj.

Në qershor të vitit 2022, ajo publikoi albumin e saj debutues, “Nana”, i cili u vlerësua pozitivisht.

Ndërsa me 23 dhjetor 2023, Albina & Familja Kelmendi u shpallën fitues nga votat e publikut me këngën “Duje” në edicionin e 61-të të “Festivalit të Këngës” në RTSH. Me këtë fitore u vendos se ata do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

E quajtur Albina & Familja Kelmendi, asaj i bashkohen në grup nëna Albana, babai i saj Bujari, vëllai i saj Albini dhe motrat Vesa dhe Sidorela.

Ky është teksti i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong:

Diçka mrena
Frymën ma nal’
S’di çka bohet, bohet
Po du me e nal’
(Ç’ka o ka bohet?!)
Krejt tu i pas’
E krejt tu i pas’
S’po muj me u k’naq

Jan’ tu u nda
Vec për nji fjal’
Jan’ tu u nda
Dashnin’ kan’ vra
Jan’ tu u nda
E kan’ harru
Se kan’ nji shpi
Sofër me f’mij’

Duje!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje!
Si jeten ti duje!
Mos e gjuj me gure!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje
Sa jeten ti duje!

Jan’ tu u nda
Vec për nji fjal’
Jan’ tu u nda
Dashnin’ kan’ vra
Jan’ tu u nda
E kan’ harru
Se kan’ nji shpi
Sofër me f’mij’

Duje!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje!
Si jeten ti duje!
Mos e gjuj me gure!
Si dikur ti duje
At’ dashni ti ruje
Sa jeten ti duje!
(Duje , duje)
Jan’ tu u nda
(Duje, duje)
Vec për nji fjal’
Jan’ tu u nda
Dashnin’ kan’ vra
( Duje, duje)
Jan’ tu u nda
(Duje, duje)
E kan’ harru
Se kan’ nji shpi
Sofër me f’mij’
(Duje, duje)

Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
udemy course download free
download xiomi firmware
Download WordPress Themes Free
download udemy paid course for free
Previous Post

Kurti për takimin e kryenegociatorëve në Bruksel: Synimi do të jetë negociata për zbatim

Next Post

Bad News Eagles e nis nesër aventurën në Major, zbulohet kundërshtari dhe ora

Next Post
Bad News Eagles e nis nesër aventurën në Major, zbulohet kundërshtari dhe ora

Bad News Eagles e nis nesër aventurën në Major, zbulohet kundërshtari dhe ora

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

BE: Qetësia të rivendoset urgjentisht ose do të ketë pasoja

June 3, 2023
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

June 3, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

June 3, 2023
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin

June 3, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.