Zyra për informim e Korporatës Ektroenergjetike të Kosovës, ka njoftuar se sot, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka vizituar TC Kosova B dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të TC Kosova B, nga ku u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B , ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve si dhe nga eksperti- monitorues i “General Electric”(GE).
Lidhur me këtë Krasniqi u shpreh: „Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“.





