LAJME

KEK-u njofton se do ta nxjerrë nga funksioni Bllokun A3 për 4-5 ditë

KEK-u njofton se do ta nxjerrë nga funksioni Bllokun A3 për 4-5 ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2022, 08:39

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se do ta nxjerrë nga funksioni Bllokun A3 të termocentralit `Kosova A`, për 4-5 ditë.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK-u ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika