259 konsumatorë janë zënë në flagrancë duke e vjedhur energjinë elektrike, vetëm përgjatë muajit janar 2024. Kështu ka njoftuar KEDS përmes një komunikate për media.
Afër 130 mijë euro është shuma që këta konsumatorë janë të obliguar t’ia rikthejnë kompanisë si humbje të shkaktuara në rrjet. Ndërkaq, vlera totale e kilovatëve që këta konsumatorë e kanë vjedhur gjatë muajit janar është afër një milion e gjysmë.
“Dëmi i shkaktuar ndaj KEDS-it nga këta konsumatorë të pandërgjegjshëm është i madh, njëjtë siç është e madhe edhe përgjegjësia financiare dhe ligjore që këta e kanë ndaj kompanisë dhe institucioneve të Drejtësisë. Konsumatorët që kapen duke e vjedhur energjinë elektrike, pos obligimit që t’i rikthejë humbjet, dërgohen nga KEDS edhe në gjykatat kompetente. Sepse, vjedhja e energjisë elektrike hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, çka sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e dënueshme deri në tri vjet burg”, thuhet në komunikatë.
Në vitin 2023, KEDS ka dorëzuar mbi 2 mijë e 300 raste në gjykatat e Kosovës.