LAJME

KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet dhe rikthen shpejt energjinë elektrike për konsumatorë

KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet dhe rikthen shpejt energjinë elektrike për konsumatorë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Dhjetor 2023, 12:18

KEDS po e përshpejton digjitalizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në dobi të konsumatorëve. Tashmë ka filluar vendosjen e Rikyçësit Automatik që bën identifikimin e shpejtë të prishjeve, minimizon kohëzgjatjen e ndërprerjeve, rikthen shpejt furnizimin me energji elektrike, ndihmon ekipet e mirëmbajtjes në identifikimin e defekteve të mundshme përpara se ato të përshkallëzohen dhe kontribuon në sigurinë e përgjithshme të punëtorëve.

Mbi të gjitha, Rikycësi Automatik luan rol vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe besueshmërisë së rrjetit shpërndarës elektrik, si dhe efikasitetit, duke automatizuar procesin e zbulimit, izolimit dhe restaurimit të defekteve të mundshme.

Kjo pajisje është vendosur për herë të parë si pilot-projekt në fshatin Hajnoc të Kamenicës. Aty, siç ishte paraparë, u vërtetua se përfitohet si në identifikimin e shpejtë të një defekti të mundshëm në rrjet, ashtu dhe në kohë e në shpenzime, meqë e rikthen furnizimin automatikisht brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kjo është një nismë e re strategjike që përkon me zgjidhje inovative të kompanisë për t’u shërbyer më mirë konsumatorëve tanë. Përveçqë është arritur një nivel i lartë i kontrollit dhe lidhjes brenda rrjetit të shpërndarjes, kjo pajisje premton të revolucionarizojë besueshmërinë, sigurinë dhe efikasitetin. Si i tillë, Rikyçësi Automatik është i integruar në Qendrën e Kontrollit të KEDS-it, prej ku mbarëvajtja e tij kontrollohet me saktësi.

KEDS mbetet i përkushtuar që të vë në funksion teknologjitë më të avancuara inovative, bashkë me to edhe ofrimin e shërbimeve më të sofistikuara për konsumatorë, përmes zgjidhjeve të sigurta, të besueshme dhe të qëndrueshme.

Digjitalizimi i operimeve ka filluar qysh kur KEDS nisi punën, pra 10 vjet më parë, kur u bë digjitalizimi i leximit. Që nga ajo kohë kompania nuk është ndalur, duke shkuar drejt avancimit dhe kalimit të plotë të operimeve në këtë sistem. KEDS mbetet kompani e përkushtuar me mision të qartë që të implementojë gjithmonë teknologjitë më të avancuara në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim që konsumatorët, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të përfitojnë nga trendet më të reja globale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika