Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në nesër do të kryhen disa punime në rrjet dhe si rezultat i këtyre punimeve në disa fshatra të Prizreni dhe Suharekës do të ketë ndërprerje të rrymës.
Orari i ndërprerjes sipas lokaliteteve me datë 13.01.2023
Prizren
1. NS 110/35/10kV
Prizreni 1 do të ndërprehet: Dalja 10 [kV] Bodrumi (kodi: 30000014) prej orës 09:30 deri në ora 15:30
Vendet: fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV, sipas zgjidhjes teknike.
Suahrekë
1.TS 110/10 kV
Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Studençani – Gurthyesi (kodi: 32000018) prej orës 08:00 deri në ora 10:00
Vendet: fshatrat: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan.Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm- lokacioni Studençan, thuhet në njoftimin e KEDS-it.