Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka nisur të shtunën aksionin për shkëputjen nga rrjeti të bizneseve që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike. Këtij askioni nuk I ka shpëtuar as Kompania Rajonale për Menagjimin e Mbeturinave “Ekoregjioni”.
Shkëputja e energjisë ka nxitur reagimin e kësaj ndërmarrjeje publike, e cila vepron në rajonin e Prizrenit. Kryeshefi ekzekutiv i “Ekoregjionit”, Burim Shala, e ka cilësuar këtë veprim si të pajustifikueshëm dhe skandaloz, duke theksuar se ndërmarrja nuk është kompani prodhuese dhe se operimi i saj nuk varet drejtpërdrejt nga energjia elektrike në administratë.
“Nuk kemi punë që varen nga rryma nëpër zyra. Na është ndalur energjia vetëm pse kemi mbi 500 punëtorë! Vetëm 25 janë në administratë, të tjerët janë punëtorë operativë që punojnë çdo ditë në terren, duke iu shërbyer qytetarëve”, thuhet në reagimin e Shalës.





