LAJME

KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2026, 14:20

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se erërat e forta, reshjet e dendura të shiut dhe breshëri mund të ndikojnë në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas KEDS-it, kushtet e pafavorshme atmosferike mund të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji në zona të ndryshme.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj janë të angazhuara në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, me qëllim intervenimin sa më të shpejtë në rast të defekteve.

KEDS ka theksuar se ekipet janë të gatshme për të ndërhyrë dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika