- Reklama -

KEDS paralajmëron fillimin e shkyçjeve nga rrjeti të bizneseve që s’kanë kontrata për furnizim me energji

KEDS ka njoftuar se nga nesër, me datë 31.07.2025 , do të fillojë shkyçjen nga rrjeti i energjisë elektrike të bizneseve që nuk kanë kontratë të nënshkruar me një furnizues të licencuar të energjisë elektrike.

Kjo bëhet sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në treg të hapur për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar apo qarkullim mbi 10 milionë euro.

- Reklama -

“Sipas Nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit shërbimi i FMF-së është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në mungesë të një kontrate të rregullt furnizimi, dhe në përputhje me Nenin 8 të Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit, vazhdimi i furnizimit me energji elektrike nuk lejohet ligjërisht, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit energjetik, është e nevojshme të bëhet shkyçja” – thuhet në njoftim.

KEDS ka thënë se ky process është pjesë e reformave për liberalizimin e tregut të energjisë dhe është i përcaktuar nga autoriteti rregullator, që në këtë rast është ZRRE.

Bizneseve që ende nuk kanë nënshkruar kontratat, KEDS u ka bërë thirrje që të bëjnë një gjë të tillë me furnizuesit e licencuar nga ZRRE-ja.

“KEDS, si Operator i Sistemit të Shpërndarjes nuk ka ndonjë kompetencë furnizuese, por ka vetëm rolin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe si kompani e rregulluar është e obliguar ti zbatojë të gjitha vendimet e ZRRE-së” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte marrë vendim se që nga data 01.06.2025 bizneset e mëdha që kanë më shumë se 50 të punësuar, apo më shumë se 10 milionë euro qarkullim, duhet të kalojnë në tregun e lirë të energjisë. Kjo nënkuptonte se ata do të gjenin energjinë elektrike në treg të hapur, nga kompani që janë të licencuara nga ZRRE-ja.

Periudha e tranzicionit ishte përcaktuar të jetë 60 ditë, që i bie deri më 01.08.2025.

Kurse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që është Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas një Vendimi të ri të ZRRE-së, do të ketë këtë status deri në janar të vitit 2026.

Në anën tjetër, bizneset me në krye Odën Ekonomike të Kosovës e kishin kundërshtuar Vendimin e ZRRE-së, që bizneset e mëdha me mbi 50 punëtorë ose me mbi 10 milionë euro qarkullim, nga data 1 qershor 2025 të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Më 29.05.2025 ata kishin mbajtur një protestë në Prishtinë – duke bllokuar pjesshëm të gjitha hyrjet në Kryeqytet, si dhe një protestë tjetër më 11.06.2025, po ashtu në Prishtinë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) kishte njoftuar se ka ndërmarrë një hap ligjor, përmes së cilit thonë se do t’i mbrojnë interesat e bizneseve anëtare dhe të gjithë sektorit privat në vend.

DHTIK ka njoftuar se ka bërë padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për siç thonë ata shkelje të rënda ligjore dhe procedurale në Vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Bizneset kanë filluar paditë duke kërkuar pezullimin e vendimit të ZRRE-së, ndërsa ka raste individuale që bizneset kanë fituar në Gjykatën Komerciale.

E në anën tjetër, ZRRE-ja ka aprovuar aplikimin për licencim si furnizues i energjise elektrike të “Management & Development Associates” sh.p.k, kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort