LAJME

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot në disa fshatra të Prizrenit

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot në disa fshatra të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2025, 09:39

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa rajone do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1. Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Hasi II (kodi: 30034003) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika