LAJME

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës nesër në disa fshatra të komunës së Prizrenit

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës nesër në disa fshatra të komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2025, 20:31

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 24.04.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren
Punime nga pala e tretë

1.Nga  TS 110/35/10kV Prizreni 1 (H10) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Pirana (H01) me kod: 300340 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 09:00  deri ne ora 17:00

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë, Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz, Piranë, Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë), Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël dhe I.M.N”Tulltorja” në Landovicë.

Arsyeja: Ngritja e shtyllës metalike dhe montimi i të njëjtës në trase të linjës ekzistuese sipas zgjidhjes  teknike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika