Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Prizren:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 10:00 deri 11:00
Vendet: Ushtria e Kosovës, periferi Tranziti dhe rr. Ukë Bytyqi.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, për rregullimi i motorit të kurdisjes.
* * *
Punime në projekte investive
Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shpenadia (kodi: 32000023) nga ora 08:00 deri 15:30.
Vendet: fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.
Arsyeja: Shtrirja e përçuesit të ri sipas projektit investiv.