- Reklama -

KEDS me pajisje të re për leximin e njehsorëve

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka nisur leximin e njehsorëve elektrikë të dorës me pajisjen e njohur si UNITECH.

Sipas KEDS-it, kjo është bërë me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, teksa thuhet se pajisja UNITECH është pajisja më e re teknologjike e këtij lloji dhe se e zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim nga viti 2014.

- Reklama -

“Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, është shprehur Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS.

Tutje, në njoftim thuhet se veçori e kësaj pajisjeje është cilësia dhe shpejtësia për të lexuar njehsorët elektrikë.

“Në rast të ndonjë keqpërdorimi të mundshëm në njehsor, pajisja posedon edhe kamerën për fotografimin e njehsorit, për çka, në rast të tillë, lexuesi informon personat përkatës në KEDS”, është shprehur Milazim Avdiu, drejtor i Operimeve në KEDS.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort