Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka intensifikuar thirrjet drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, pas rritjes së ndjeshme të konsumit dhe ngarkesës së vazhdueshme në rrjet.
Në një njoftim zyrtar, KEDS ka apeluar që konsumatorët të tregojnë kujdes në përdorimin e energjisë, pasi kërkesa për rrymë ka arritur nivele shumë të larta. Përveç komunikatës për media, kjo thirrje është shpërndarë gjithashtu përmes mesazheve në telefon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të menjëhershëm.
“Thirrje për kursim. Konsumi po shënon rekorde! Kërkohet veprim nga të gjithë: kurseni energjinë, shmangni përdorimin e pajisjeve njëkohësisht”, thuhet në mesazhin e KEDS.






