Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se kërkesa në rritje për energji po shkakton mbingarkesa në rrjet.
Në njoftimin e KEDS-it në Facebook, ku ka bashkëngjitur edhe infografikën është paraqitur ngarkesa maksimale mujore e energjisë elektrike për këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për çka thuhet se po arrin nivele rekord.





