Kompania KEDS, njofton se gjendja e rënduar atmosferike ka goditur edhe zonën e Dragashit. Temperaturat e ulëta, reshjet e vazhdueshme të borës, mjegulla dhe terrenet malore kanë vështirësuar tej mase punën e ekipeve të terrenit, të cilët po vazhdojnë me intensitet të lartë intervenimet në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin energjetik.
Rrjeti i cili kalon nëpër brendësinë e malit ka pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e rënies së drunjëve dhe degëve mbi kabllo dhe përçues elektrik. Ekipet po bëjnë të pamundurën që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme për konsumatorët e afektuar, thuhet në fund të këtij njoftimi.






