KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investues në Brezovicë. Përmes këtij investimi do të rritet siguria e furnizimit dhe do të përmirësohet dukshëm kualiteti i shërbimeve.
Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillim të mëtutjeshëm të asaj ane, e cila konsiderohet zonë turistike.
KEDS tashmë ka vendosur trafo blindën tërësisht të re me kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar konsumatorët e asaj ane dhe ka bërë shtrirjen e kabllove komplet të reja bashkë me stabilimente përcjellëse.
Investimet në rrjetin energjetik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës.
Kjo tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të ofruar shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe rrjet te sigurt.