KEDS ka njoftuar se në një hotel në Prishtinë kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike, nga pronari i cili kishte anashkaluar njësoret elektrik.
Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se energjia elektrike e vjedhur është në vlerë mbi 21 mijë euro, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Gjatë këtyre ditëve, ekipet e kontrollit të KEDS-it zunë në vepër pronarin e një hoteli në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike. Ai, duke anashkaluar njehsorin elektrik, pajisjet hoteliere po i shfrytëzonte në të zezën dhe pa paguar fare për energjinë e shpenzuar. Kur KEDS bëri kalkulimet, doli që ai vodhi një sasi të madhe të energjisë elektrike, që në vlera monetare arrin në 21,050.80 euro . Ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it këtë shumë të parave në kuadër të Rikthimit të Humbjeve – si masë e parë ligjore ndaj tij”, thuhet në komunikatën e KEDS.Njëherit, njoftuar se ndaj pronarit të këtij hoteli do të dërgohet rast edhe në gjykatë.





