• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, April 2, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron

tvprizreni by tvprizreni
October 21, 2022
in LAJME
0
KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
0
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka nisur monitorimin dhe inspektimin e rrjetit distributiv me dron. Fillimisht si pilot projekt dronët u aktivizuan gjatë ditëve të fundit të shtatorit dhe në fillim të tetorit mbi linjat 10 kV Keqekolla dhe 10 kV Restelica, që janë linja në terrene të vështira malore.

Në zona të tilla, për shkak të konfiguracionit të terrenit, ekipet e kanë të vështirë të depërtojnë për ta kryer punën e tyre, sidomos pas reshjeve atomsferike ose erërave të mëdha. Prandaj, një teknologji e tillë do të ndihmojë në uljen e rreziqeve për punëtorët e terrenit, si dhe në shkurtimin e kohës së marrjes së të dhënave dhe intervenimit në sanimin e rrjetit apo prishjeve eventuale.

KEDS po e fut këtë teknologji të re për të vazhduar të ndjekë trendet e zhvillimit të kohës. Krahasuar me metodën tradicionale të inspektimit, atë me prezencë fizike të punëtorëve në lokacionin përkatës, e cila ka qenë mjaft e kufizuar dhe ka vështirësuar marrjen e të dhënave për gjendjen teknike të linjave të KEDS, teknologjia e re me dronë do ta lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e grumbullimit të informatave nga terreni.

Një projekti i tillë do të zgjerohet dhe përfshijë të gjithë linjat ajrore të sistemit të shpërndarjes dhe pritet të fillojë implementimin nga janari i vitit 2023, ku për fillim do të bëhet inspektimi i të gjitha linjave 6, 10, 20 dhe 35kV, për të vazhduar edhe më tej, në identifikimin e paraqitjes së defekteve potenciale, të cilat në të ardhmen mund të shkaktojnë prishje dhe për pasojë ndërprerjen me energji elektrike.

Për të shkëmbyer përvojën e nevojshme për fillimin e një procesi të tillë për inspektimin e linjave ajore, KEDS ka angazhuar kontraktorë të specializuar në këtë fushë, përderisa për implementimin e projektit, do të ketë bashkëpunim të ngushtë me departamentin e Operimit të Sistemit të Shpërndarjes së KEDS.

Dronët do të komandohen deri në 8 km nga distanca dhe do të bëjnë foto dhe video me rezolucion të lartë, në të cilat shihet qartë gjendja teknike e linjave shpërndarëse si dhe e elementeve përcjellëse të rrjetit të shpërndarjes.

Videot ose fotografitë e gjeneruara nga dronët do të ndihmojnë në mirëmbajtje preventive të rrjetit dhe në investimet potenciale në të ardhmen, përderisa zonat më kritike do të detektohen me kohë për caktim të prioriteteve dhe orientim të ekipeve punuese në këto zona.

Kjo do të bëhet përmes aplikacionit softuerik uBird, në të cilin do të gjenerohen raporte të detajuara që përmbajnë të gjitha informatat e nevojshme për linjën e inspektuar me dron, duke i klasifikuar gjetjet nga inspektimi sipas seriozitetit të dëmtimit dhe nevojës emergjente për intervenim.

Këto të dhëna pastaj do të analizohen nga ekipet profesionale të kompanisë, të cilat më pas do t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për intervenim me qëllim të shmangies së prishjeve potenciale në të ardhmen, duke kontribuar në sigurinë e furnizimit me energji elektrike për regjionet përkatëse.

Gjithashtu, të dhënat e marra nga procesi i inspektimit të linjave me dron do të përpunohen duke u shfrytëzuar për analizë teknike të përgjithshme, me qëllim të përcaktimit të projekteve investive në të ardhmen.

Përdorimi i dronëve në rrjetin shpërndarës të KEDS ofron një mënyrë më të shpejtë dhe më të sigurt për inspektimin e plotë të linjave nga ekipet e terrenit, si dhe pritet të ndikojë në masë të madhe në besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Best WordPress Themes Free Download
online free course
download mobile firmware
Download WordPress Themes
online free course
Previous Post

Zvogëlimi i numrit të nxënësve, vitin e ardhshëm do të teprojnë mbi 2 mijë mësimdhënës

Next Post

Osmani për “draftin gjerman” për Asociacion: “Fake news”, s’ka, as s’do të ketë të tillë

Next Post
Osmani për “draftin gjerman” për Asociacion: “Fake news”, s’ka, as s’do të ketë të tillë

Osmani për “draftin gjerman” për Asociacion: “Fake news”, s’ka, as s’do të ketë të tillë

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
FSK-ja realizon garën “Forca 2022”

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

April 1, 2023
Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

April 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.