- Reklama -

KDI: Pas propozimeve të fundit për Dialogun, Qeveria të mos heshtë

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një dinamikë të re pas intensifikimit të vizitave të emisarëve special nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Nga deklarimet e emisarit Gabriel Escobar për përkrahjen e SHBA-ve ndaj të ashtuquajturit propozim ‘franko-gjerman’, tashmë është konfirmuar ekzistenca e një propozimi konkret që u është ofruar palëve për arritjen e një marrëveshje.

- Reklama -

E për këto zhvillime, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon transparencë nga Qeveria.

“Këto dinamika të reja janë duke u karakterizuar nga mungesë e theksuar e transparencës nga institucionet kosovare. Presidentja dhe Kryeministri i vendit ende nuk janë deklaruar lidhur me përmbajtjen dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtyre zhvillimeve dhe propozimeve”.

Organizata e shoqërisë civile thotë se takimet e liderëve nuk mund të zëvendësojnë Kuvendin.

“Ndonëse KDI mirëpret iniciativën e Kryeministrit Kurti për zhvillimin e takimeve me liderët e partive opozitare në funksion të konsensusit politik, të njëjtat nuk duhet t’i zëvendësojnë obligimet kushtuese e ligjore të Qeverisë për të raportuar në Kuvend dhe për të informuar publikun”.

“Prandaj, KDI kërkon nga Qeveria që në kuadër të kompetencave të saj, të kërkojë mbajtjen e një seance parlamentare ku do të trajtoheshin detajisht zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, si dhe qëndrimet e Kosovës ndaj tyre. Në të kundërtën, Kuvendi duhet që të ushtrojë funksionin mbikëqyrës me vetiniciativë, duke e ftuar Kryeministrin në raportim”, thuhet në komunikatë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort