Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka mbajtur mbledhjen e rregullt me imamët e komunës, ku janë shqyrtuar aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2025, si dhe sfidat aktuale në jetën fetare.
Mbledhja u kryesua nga kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, i cili vlerësoi angazhimin e imamëve dhe rolin e tyre në shoqëri. Para të pranishmëve, administrata e KBI-së prezantoi raportin e punës për vitin e kaluar.
Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj, raportoi mbi zhvillimin e aktiviteteve fetare, me theks të veçantë në funksionimin e mektebit dhe sfidat me të cilat përballen imamët në terren. Ndërkohë, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo ngriti çështje që lidhen me funksionimin administrativ, duke kërkuar më shumë disiplinë në zbatimin e vendimeve.
Gjatë takimit, imamët parashtruan pyetje dhe diskutuan për problematika të ndryshme që prekin bashkësinë myslimane në Kosovë, si dhe dhanë propozime konkrete për vitin 2026.