LAJME

KBI në Prizren: Të gjithë haxhinjtë e Prizrenit kanë arritur në Arabinë Saudite

KBI në Prizren: Të gjithë haxhinjtë e Prizrenit kanë arritur në Arabinë Saudite
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2024, 08:33

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar se të gjithë haxhinjtë nga komuna e Prizrenit kanë arritur në Arabinë Saudite dhe janë mirë.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme ata do ta kryejnë edhe Umren.

Rreth 214 besimtarë nga komuna e Prizrenit dhe e Suharekës, të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë haxhin janë nisur pasditën e djeshme drejt Mekës.

Ky është grupi i dytë i besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerje të haxhit, ndërsa grupet e tjera parashihen të udhëtojnë të hënën.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe tren

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe tren

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika