Home LAJME Katër vite nga largimi nga kjo botë e dr. Nexhip Berisha

Katër vite nga largimi nga kjo botë e dr. Nexhip Berisha

0
Katër vite nga largimi nga kjo botë e dr. Nexhip Berisha

Sot janë bërë katër vite prej se është larguar nga kjo jetë, ish veterani i UÇK-së dhe punëtori i palodhur në sektorin e shëndetësisë në komunën e Prizrenit, dr. Nexhip Berisha.

I ndjeri ishte atdhetar të devotshëm, profesionist shëndetësor dhe humanist, ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren me krenari e bart emrin e tij.

Në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, ai është përkujtuar përmes një postimi në rrjetin social facebook, nga i biri i tij, Ideali.

“Sot katër vite pa ty babi. Sa do t’doja të kisha edhe një herë pranë të ndjeja aromën tënde qoftë edhe për një çast të vetëm. Të përqafoja me gjithë forcën dhe të tregoja se sa shumë të dua edhe sa shumë më mungon. Edhe pse fizikisht nuk të kam pranë, ti jeton në zemrën dhe në mendjen time. Sepse ti për mua je krenaria ime. T’dua dhe më mungon shumë babi im!💙”, ka shkruar ai./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here