LAJME

Katër të arrestuar për trafikim me njerëz dhe posedim të narkotikëve

Katër të arrestuar për trafikim me njerëz dhe posedim të narkotikëve
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2022, 16:56

Katër persona janë arrestuar, një burrë dhe tri gra, për veprën penale trafikim me njerëz dhe posedim të narkotikëve.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se si provë materiale kanë konfiskuar: pajisje elektronike, katër telefona mobil, një laptop, dy USB dhe dy gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikëve.

“Lidhur me këtë rast, viktima është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika