LAJME

Katër të arrestuar pas aksionit në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Katër të arrestuar pas aksionit në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2025, 12:40

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas bastisjeve që u zhvilluan në objektet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe Agjencisë Kadastrale.

Bastisjet u kryen me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u zhvilluan jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Ferizaj dhe Shtime.

Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo të arrestuar në këtë operacion policor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika